
Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku do të merret në pyetje si person që ka dijeni mbi hetimet.
Tre javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e tij kundër kontrolleve të ushtruara nga SPAK në dhjetor 2024 në banesat dhe bizneset e tij.
Më herët, Gjykata e Lartë kishte kthyer dosjen për rigjykim, por Apeli vendosi të mos e pranojë ankimimin.