Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fier, dy të plagosur. Në pranga një 28-vjeçar i shpallur në kërkim


Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Fier.

Në pranga ka rënë Haki Xhindi, banues në Roskovec i cili kërkohej për vjedhje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin H. Xh., 28 vjeç, banues në Roskovec, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vjedhja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy persona janë plagosur pas një aksidenti në Fier. Një makinë tip Citroën ka dalë nga rruga në fshatin Ndërmenas duke u përplasur me murin rrethues të një shtëpie. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Fierit me njërin prej tyre në gjendje më të rëndë.