Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Qeveria tendencë për dhunë përmes ligjit, cenohet integrimi në BE


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, denoncoi sjelljen e qeverisë duke pohuar se ato cenojnë integrimin e vendit në BE.

E ftuar në News24, Tabaku theksoi se qeveria po tregon një tendencë për të ushtruar dhunë përmes ligjit.

Demokratja shtoi se ndryshimet e propozuara në Kodin Penal nga ana e qeverisë nuk përfaqësojnë Shqipërinë evropiane duke bërë thirrje për institucione transparente si dhe ekuilibër të ushtrimit të pushtetit.

“Tendenca për të treguar forcën nga ana e qeverisë është e rrezikshme për integrimin evropian të Shqipërisë. Tregimi i forcës me policinë e ushtrinë është problematik. Shoh një tendencë për të vendosur dhunën përmes ligjit dhe jo përmes zbatimit të ligjit. Kam parë me shqetësim të madh ndryshimin e Kodit Penal, ndryshimin e akuzës për korrupsionin, ligjin për zonat e mbrojtura, etj, vetëm sepse nuk i pëlqejnë dikujt. Kjo nuk është Shqipëria e vitit 2025 dhe as Shqipëria evropiane. Na duhet balanca e pushtetit, kontrolli i institucioneve, një parlament i fortë, institucione që kërkojnë llogari. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi në këtë fazë të hapjes së negociatave të integrimit.” – tha Tabaku.