
Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 28-vjeçari, këtë pasdite në Hamallaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, ku sipas të dhënave paraprake, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, duke identifikuar autorin dhe duke nisur ndjekjen e tij. Aktualisht po kryhen kontrolle të gjera në zonë dhe në ambiente ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.