Vendosni fjalën kyçe....

Familja denoncon zhdukjen e ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima



Familja e Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka denoncuar në Komisariatin nr.1 në Tiranë humbjen e kontakteve me të, përcjell BW.

Burime nga policia bëjnë me dije se për ngjarjen kanë nisur verifikimet dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ai është parë për herë të fundit.

Shima ka qenë më herët i pyetur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me hetimet mbi tenderat e zhvilluar në AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të tij.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa familja kërkon sqarim urgjent mbi fatin e tij.