
Një autobus që po transportonte shtetas nga Kosova është aksidentuar në Gjermani, teksa sipas policisë gjermane 30 persona u lënduan gjatë aksidentit.
Autobusi i aksidentuar me 50 pasagjerë u përplas me një kamion të ngarkuar me mallra në autostradën A8, afër Irsshenbergut gjatë natës, raportuan mediat gjermane. Pas aksidentit autoritetet mbyllën për trafik segmentin A8 për gati dy orë.
Policia gjermane raportoi se 30 persona u lënduan, dy prej tyre u shtruan ne spital ndërkaq katër të tjerë u dërguan në klinika për ekzaminime të mëtejme.
Autobusi ishte nisur drejt Mynihut dhe shoferi, slloven 49-vjeçar, si duket e pa kamionin shumë vonë. Autobusi i përplas në pjesën e pasme të kamionit, pavarësisht se shoferi tentoi që të shmangte aksidentin, shkroi Rosenheim24.