Vendosni fjalën kyçe....

“Rruga drejt paqes” – Trump premton siguri për Ukrainën në samitin e Shtëpisë së Bardhë



Presidenti amerikan Donald Trump po intensifikon përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke prezantuar një “rrugë drejt paqes” dhe duke theksuar angazhimin e SHBA-së për të siguruar mbrojtjen e Ukrainës nëse arrihet një marrëveshje paqësore, përcjell Fox News.

Në samitin historik në Shtëpinë e Bardhë me liderë evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Trump premtoi se SHBA-ja do të ndihmonte në garanci sigurie për Ukrainën, pavarësisht se detajet ende mbeten të paqarta. Zelenskiy e cilësoi këtë zotim si “një hap i madh përpara” dhe bëri me dije se ato do të formalizohen në letër brenda javës së ardhshme, ndërsa Ukraina planifikon të blejë armë amerikane me vlerë 90 miliardë dollarë.

Shtëpia e Bardhë shpërfaqi optimizëm, por pa pajtimin e Rusisë apo siguri për t’i dhënë fund konfliktit. Megjithatë, nxitur nga iniciativa amerikane, po organizohen takime trilaterale mes Trump, Zelenskiy dhe Putin – evente që mund të ndodhin brenda javëve në vijim.

Kryeministri ukrainas theksoi se “rruga drejt paqes është e gjatë dhe e vështirë, por mbështetja amerikane na afron më shumë drejt qëllimit”. Ndërkohë, Trump deklaroi se “asgjë nuk është më urgjente sesa t’i japim fund kësaj lufte shkatërruese dhe t’i sigurojmë Ukrainës paqen e merituar”.