
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë rreth orës 13:30 në aksin Fier–Patos.
Sipas informacionit zyrtar të Policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi A. A. është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona: drejtuesi i motomjetit, drejtuesi i automjetit A. A. dhe pasagjerja në makinë, shtetasja E. A. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.