
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës Erion Veliaj I ka dërguar Gjykatës së Posaçme një kërkesë me 77 faqe ku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë dhe shpalljen të papërdorshyme të akteve hetimore të kryera nga SPAK.
Ai thekson se hetimet ndaj tij kanë nisur pas një kallëzimi penal të falsifikuar dhe pa asnjë verifikim lidhur me identitetin e kallëzuesit.
Më tej në kërkesë Veliaj shto se hetimet janë kryer nga një person që nuk ka qenë asnjëherë prokuror sipas ligjeve të vendit.
Konstatimet e Veliajt
– Hetimi i çështjes nga një shtetas që nuk ka pasur kurrë statusin ligjor të prokurorit, pra një person që juridikisht nuk ka qenë asnjëherë prokuror sipas legjislacionit shqiptar;
– Ushtrimi i ndjekjes penale nga një person në konflikt të pastër interesi me subjektin e hetimit;
– Përdorimi i një kallëzimi penal të falsifikuar si bazë për nisjen e hetimeve, pa asnjë verifikim të identitetit të kallëzuesit;
– Kryerja e veprimeve hetimore pa regjistrim të procedimit penal, për të shmangur afatet, kontrollin gjyqësor dhe kufizimet ligjore;
– Tejkalimi i afateve hetimore përmes fshehjes së statusit të personit nën hetim;
– Sekuestrimi dhe përdorimi i të dhënave kompjuterike pa vendim gjykate dhe leximi i korrespondencave private në mungesë të çdo baze e autorizimi ligjor;
– Cenimi i së drejtës për mbrojtje efektive, përmes refuzimit të kohës së nevojshme për njohje me aktet;
– Përdorimi i ekspertëve të varur nga vetë organi i akuzës, në kundërshtim me standardet e paanshmërisë;
– “Fraksionimi” i çështjes si një mjet për të cenuar të drejtën për mbrojtje dhe sigurinë juridike;
– Përdorimi i medias si zgjatim i akuzës, përmes rrjedhjeve të qëllimshme, manipulimit të opinionit publik dhe mosveprimit institucional kur sekreti hetimor rrjedh në publik.
Dokumenti i plotë: KERKESA E VELIAJT PER GJKKO