
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Këlcyrës, ku një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e dajës së tij.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia, dyshohet se viktima, me inicialet A. S., i ka dhënë fund jetës duke përdorur një armë zjarri pistoletë. Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Mbrëmjen e djeshme, është gjetur pa shenja jete, në banesën e dajës së tij, shtetasi A. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit,” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.