
Një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë në Bilisht.
Viktima me iniciale Sh.D. është dërguar pa shenja jete e pa shenja dhune ndërsa kishte pak që kishte dalë nga dentisti.
Ky i fundit, 36-vjeçari me iniciale B.L. është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.
Njoftimi
“Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër. 59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit.”