Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet në Athinë një 30-vjeçar shqiptar, qëllohet me armë zjarri në kokë



Një ngjarje është regjistruar në Athinë mbrëmjen e së hënës, ku një 30-vjeçar shqiptar u ekzekutua me armë zjarri në zonën e Agios Panteleimonas.

Sipas mediave greke, viktima u qëllua për vdekje në mes të rrugës dhe u gjet i shtrirë pa shenja jete në adresën Michalis Voda 200. Ai kishte marrë një plagë fatale në kokë nga arma e zjarrit.

Policia greke ka rrethuar zonën, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe mjeku ligjor. Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të vrasjes.