Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë një servis në Patos të Fierit


Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përfshirë nga flakët pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit” në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Po ashtu, policia dhe grupi hetimor janë të pranishëm për të zbardhur shkaqet që çuan në rënien e zjarrit.

Zona është e mbuluar nga tymi dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk raportohet asnjë person i lënduar. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.