Vendosni fjalën kyçe....

Çasti i sikletshëm, Meghan shtyn Harry-n teksa nxiton të takojë zyrtarët në takimin e profilit të lartë (Video)


Vetëm një muaj para dasmës mbretërore, Meghan Markle iu bashkua Princit Harry për të takuar delegatët e të rinjve që merrnin pjesë në takimin e profilit të lartë të kryetarëve të qeverive të Komonuelthit (CHOGM) në Londër, shkruan Daily Mail.

Ky shënoi një hap të rëndësishëm në prezantimin e nuses së ardhshme të Harry-t në skenën botërore dhe erdhi si surprizë për vëzhguesit mbretërorë, pasi është e pazakontë që dikush që ende nuk është martuar në Familjen Mbretërore të përfshihet në një takim kaq të profilit të lartë.

Megjithatë gjatë takimit, u vu re një dinamikë disi e sikletshme pasi meghan rendi të takonte personat duke e shtyrë me dorë, duke e lënë pas Harry-n.

Sipas ekspertes së gjuhës së trupit Judi James, dinamika e çiftit tregoi “fillimet e para të Meghan që po e fut Harry-n në etiketën e jetës jo-mbretërore’.

Një moment në veçanti tregoi Meghan duke u përpjekur të ecte para Harry-t, gjë që shkon kundër protokollit mbretëror.

Harry bën gjithashtu një hap përpara për t’i shtrënguar duart një burri përballë tij, duke bërë që të dy të përplasen me njëri-tjetrin.

Princi menjëherë u tërhoq, përpara se të kërkonte falje dhe të lejonte Meghan-in të merrte drejtimin.