
Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me një pistoletë pa leje në makinë.
Në pranga ka rënë Klevi Prodani, i cili ka qenë dënuar më herët për prodhim e shitje lëndësh narkotike.
Njoftimi
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje”.