Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë/ 41-vjeçari godet me thikë bashkëjetuesen, gruaja përfundon në spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një burrë ka plagosur bashkëjetuesen e tij me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta.

Autori, 41-vjeçari F. C., është kapur dhe vënë në pranga, ndërsa thika e përdorur është sekuestruar nga policia.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Besim Alla”.

Pas njoftimit për sulmin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, reaguan menjëherë dhe arritën të identifikojnë dhe arrestojnë autorin.

41-vjeçari, pas një konflikti të mëparshëm me motive të dobëta, mbrëmë në banesën ku jetonte me bashkëjetuesen, e goditi atë me thikë.

Gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtim mjekësor.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.