Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në vend/ Vëngu: Vlerësimi e kompensimi i dëmeve do realizohet me procedure të veçantë


Zjarret që ‘pushtuan’ vendin tonë gjatë këtyre ditëve ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në lidhje me këto dëme Pirro Vëngu bën me dije se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve.

Pasi të vlerësohen dëmet çdo bashki do të përcaktojë koston e kompensimit i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.

 

Njoftimi i plotë:

Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.

Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.