Vendosni fjalën kyçe....

Trump i gatshëm të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën në rast marrëveshjeje paqeje, thotë ambasadori britanik në SHBA



Presidenti amerikan
Donald Trump ka shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me forcat evropiane në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, nëse arrihet një marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës, ka deklaruar ambasadori britanik në SHBA, Lord Peter Mandelson.

Sipas tij, edhe Britania dhe vendet evropiane do të vendosnin trupa në terren pranë forcave ukrainase për të ndërhyrë nëse Rusia shkel kushtet e një marrëveshjeje paqeje, përcjell Guardian.

Duke folur në Chicago Council on Global Affairs, Mandelson theksoi se samiti Putin–Trump nuk do të jetë një proces “ku ukrainasit duhet të luten për mëshirë apo të heqin dorë nga gjithçka për të blerë një paqe të padrejtë”, por një përpjekje për të arritur një armëpushim fillestar që do të hapë rrugën për bisedime trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së.

“Rusia nuk do ta fitojë këtë luftë. Nëse do të mund ta fitonte, e kishte bërë vite më parë”, tha ai, duke shtuar se pas një marrëveshjeje, Ukraina duhet të rimburshohet, riar matoset dhe ritrainohet për t’u përballur me kërcënimet e ardhshme nga Kremlini.

Mandelson theksoi se ukrainasit kanë treguar “atë lloj guximi që një vend si Amerika dhe një president si Trump e admiron dhe dëshiron ta ketë pranë vetes”.

Ai shtoi se çdo negociatë e ardhshme nuk duhet të shihet si një përballje mes një pale fituese dhe një pale të nënshtruar, duke theksuar se qëllimi është një paqe e qëndrueshme dhe një Ukrainë e mbrojtur nga çdo agresion i mundshëm rus.