
Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti të premten në Alaska për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, në samitin e parë SHBA–Rusi që prej vitit 2021.
Takimi i fundit mes dy vendeve u zhvillua gjatë presidencës së ish-presidentit Joe Biden dhe para se Putin të urdhëronte pushtimin e Ukrainës, përcjell Fox News.
Putin dhe Trump shkuan në vendin e takimit me makinën e Trump.
Trump deklaroi se dëshiron të “shohë një armëpushim” mes Rusisë dhe Ukrainës dhe paralajmëroi “pasoja shumë të rënda” për Rusinë nëse Putin nuk pranon t’i japë fund luftës pas takimit të së premtes.
Ai gjithashtu shprehu shpresën për të nxitur një takim të dytë mes Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.