
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës, ku një 27-vjeçar është plagosur me armë të ftohtë pas një konflikti.
I dëmtuari, i identifikuar si A. Kodra, u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal dhe ndodhet në repartin e reanimacionit, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, një debat mes palëve ka degjeneruar në dhunë fizike, duke përfunduar me përdorimin e thikës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit të sulmit.