
Deputeti ukrainas Oleksiy Honcharenko tha se Trump ka fuqinë për të kapërcyer rezistencën e Putinit dhe për t’i dhënë fund luftës në një kohë kur ligjvënësi ndjen se paqja është më afër se kurrë në konfliktin tre-vjeçar e gjysmë.
“Nëse Trump do të gjejë fjalët e duhura, nëse Trump do të jetë mjaftueshëm i ashpër në këtë bisedë sot, Putini do t’i japë fund luftës dhe kjo është ajo që shpresojmë. Në të njëjtën kohë, kemi frikë, kemi skepticizëm… por kemi edhe shpresë.”
Kur u pyet nëse Ukraina do të shqyrtojë shkëmbimet e tokave me Rusinë, Honcharenko sqaroi se kjo i referohet tokave ukrainase të mbajtura në mënyrë të paligjshme nga Rusia.
“Ukraina nuk do ta pranojë kurrë që asnjë centimetër e territorit tonë është ruse”, tha ai.
Honcharenko tha se shkëmbimi mund të jetë “i mundur, por theksoi se zona të caktuara të tilla si termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, aktualisht nën kontrollin rus janë jetike për Ukrainën që t’i mbajë.