Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj News24, Noka: Pushteti mediatik në duart e kryeministrit Ramaduro


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar për situatën e krijuar te News24 pas ndërhyrjes së policisë dhe ushtrisë, duke akuzuar qeverinë për sulm ndaj lirisë së medias.

Ai iu referua raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se në Shqipëri liria e shtypit cënohet deri në pikën e vetëcensurës së gazetarëve.

Në raport theksohet se qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale ushtrojnë ndikim mbi mediat përmes pronarëve e redaktorëve, ndërsa gazetarët shpesh përballen me presion, kërcënime dhe fushata denigruese.

Reagimi i Flamur Nokës:

Pushteti mediatik në duart e kryeministrit Ramaduro
Departamenti Amerikan i Shtetit  pohon se në #Shqipëri liria e shtypit cënohet deri në pikën që gazetarët vetëcensurohen.
#DASH, në raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut, për Shqipërinë shprehet se:
“Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e medias dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”.
 “Interesat politike dhe ato të biznesit kanë ushtruar presion mbi gazetarët. Disa gazetarë kanë raportuar se kanë marrë mesazhe kërcënuese ose janë bërë objekt i fushatave publike të njollosjes, pas raportimeve mbi korrupsionin apo keqpërdorimet e supozuara të qeverisë”.
“Në muajin mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar publikisht kryeministrin për përdorimin e një gjuhe frikësuese ndaj një gazetari që po hetonte investimet në turizëm në vend”.
 “Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar pavarësinë e mediave të shkruara, ndërsa raportohet se gazetarët kanë ushtruar vetëcensurë”.
 “Mungesa e kontratave të zbatueshme të punës ka ulur pavarësinë e gazetarëve dhe ka kontribuar në njëanshmërinë e raportimit”.