Vendosni fjalën kyçe....

Aksident mes dy automjeteve në rrugën Sarandë–Ksamil


Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së dielës në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”.

Në ngjarje u përfshinë një automjet tip Volvo, i drejtuar nga Aldrin Llodos, dhe një Range Rover, me drejtues Artan Rexhepin. Përplasja mes dy mjeteve shkaktoi vetëm dëme materiale, pa lëndime në njerëz.

Kontrolli me testin e alkoolit për të dy drejtuesit rezultoi negativ, me vlerë 0.00 mg/l.

Policia ka qenë e pranishme në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.