Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fier, plagosen 4 persona


Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga mbrëmjen e së premtes në zonën e “Qafës së Koshovicës”, Fier. Si pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit, Egli Sadikaj, 44 vjeç, si dhe tre pasagjerët që ndodheshin me të.

Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

“Rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.”, njofton policia.