Vendosni fjalën kyçe....

Siguruan ushqim dhe strehuan Flodian Plakun, gjykata cakton masat për të arrestuarit në Orikum


Është mbajtur sot në Gjykatën e Vlorës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun në Orikum.

 

Të ndaluarit janë:

Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut- arrest me burg

Armando Dano, berber nga Shkodra- detyrim paraqitje.

Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku- arrest me burg.

Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge- arrest me burg.

Në masën e sigurisë gjykata vendosi arrest me burg për të 3 shtetasit e ndaluar si të përfshirë në fshehjen dhe dhënien e ndihmës për të akuzuarin për vrasje Flodian Plaku. Ndërsa për berberin Armando Dano gjykata vendosi detyrim paraqitje.