Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Mund të takohem me Zelensky-n vetëm në “kushtet e caktuara” që janë larg për t’u përmbushur


Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se “në përgjithësi” nuk ka asgjë kundër një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Megjithatë, ai theksoi se duhet të krijohen “kushtet e caktuara” për një takim të tillë, ndërsa situata aktuale është “shumë larg” nga ato që kërkohen, përcjell The Guardian.

Putin shtoi se Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jenë vendi pritës për një takim me ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili mund të mbahet edhe javën e ardhshme.

Këto komente ai i bëri menjëherë pas takimit me presidentin e Emirateve, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.