Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO shqyrton më 8 gusht kërkesën për lirimin nga burgu të Ilir Metës


Më 8 gusht, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë një seancë për shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Avokatët e Metës kërkojnë zëvendësimin e masës së arrestit me burg, duke argumentuar se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe i ka komunikuar akuzat ish-presidentit.

Nevojat për ta mbajtur Metën akoma nën paraburgim nuk kanë më asnjë kuptim procedural”, thuhet në kërkesën e dorëzuar nga mbrojtja.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, për dosjen CEZ-DIA dhe për lobimin në SHBA. Ai akuzohet nga SPAK për disa vepra penale, përfshirë:

Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,

Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë,

Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive dhe interesave private.

Meta i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si “tërësisht politike” dhe të pabazuara në asnjë provë penale.