Vendosni fjalën kyçe....

Trump planifikon të marrë në dorë menaxhimin e ndihmës humanitare për Gazën


Presidenti amerikan Donald Trump dhe i dërguari i tij për Lindjen e Mesme, Steve Wittekoff, kanë diskutuar planet për të rritur përfshirjen e SHBA-së në ndihmën humanitare për Rripin e Gazës, sipas YNetNews, që citon burime zyrtare nga Izraeli dhe SHBA.

Sipas një zyrtari amerikan, administrata Trump synon të “marrë në dorë” menaxhimin e ndihmës humanitare në Gaza, duke shprehur pakënaqësi me mënyrën se si Izraeli po e trajton këtë çështje.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur situata humanitare në territorin palestinez mbetet kritike, dhe ndërhyrja e SHBA-së shihet si përpjekje për të ushtruar ndikim më të drejtpërdrejtë në terren.