Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri të evidentuara, vetëm 1 aktive


Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë.

Aktualisht, vetëm një vatër në fshatin Dhores, Skrapar, vijon të jetë aktive, ndërsa një tjetër në Gurë-Lurë, Dibër, po monitorohet.

14 vatra të tjera janë shuar në zona si Bulqizë, Delvinë, Vlorë, Kavajë, Lezhë, Korçë, Maliq, dhe Himarë.
Në operacion janë angazhuar 142 forca, 16 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë të FA.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive dhe 1 është nën monitorim

Vatra aktive:

–  Në fshatin Dhores,  bashkia Skrapar, vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme.

–  Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.

 Zjarre të shuar:

Në malin e Allushit, Bulqizë

Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë

Në fshatin Gumenicë,  bashkia Selenicë

Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë

Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë

 Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë

Në lagjen Nr. 2, njësia administrative Rrogozhinë,

 Në fshatin Qerret, bashkia Kavajë

Në fshatin Kallmet, bashkia Lezhë,

 Në fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, bashkia Korçë

 Në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq

 Në lagjen Çole, bashkia Vlorë

 Në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

U bëjmë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!