Vendosni fjalën kyçe....

“Veliaj është keqtrajtuar”- Berisha: Janë sjellë në mënyrën më të papranueshme, është kërcënuar


Pas daljes nga SPAK, Sali Berisha e konsideroi keqtrajtimin e Veliajt “të papranueshëm”, pavarësisht se tha se ka “konsideratën më të keqe” për të.

Berisha përmendi gjithashtu një vizitë të ministrit Manja në burg, ku sipas tij, Veliajt i është bërë presion me kërcënime ndaj familjes.

Ai kërkoi ndërhyrjen e Avokatit të Popullit për të hetuar këto shkelje dhe të vizitojë burgjet, ku sipas tij po ndodh një “tmerr i pafund

“Për Erion Velian, dëshmitarët thanë pasi kanë kaluar në zyrën e Ramës kanë bërë dëshmira të cilat faktojnë për mua të vërtetën e vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë. Megjithatë cdo njeri i padënuar dhe i dënuar, ka një paketë të drejtash që duhet ti respektohen.

Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Unë për Veliajn kam konsideratën më të keqe, por të drejtat e tij nuk përcaktohen nga vullneti im, të drejtat e tij janë të garantuara me Kushtetutë.

Të marrë zyra e Ramës dhe të botojë statuse të pashkruara nga Erion Veliaj…mund të ketë ndodhur në kohën e sigurimit të shtetit.

Ça nevojë kishte të shkruante statuse që Olsi Dado është i tillë dhe i atillë, në një kohë kur ai ishte i zhytur, Paratë dilnin si nga qelli tek Velica.

Çfarë nevojë kishte ta bënte këtë?

Jua them unë, kishte nevojë se Rama donte me cdo kusht të zemëronte gjykatësit dhe prokurorët me të dhe ta mbante aty ku është. Kjo është tepër e dënueshme.

Është vepër penale.

Thuhet që e kanë keqtrajtuar. Vizita e Ulsi Manjës, në këtë vizitë Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen, i cili ka qenë përfaqësues i klanit Troplini.

Të cilët i japin ultimatum, që po fole këto pëson gruaja, fëmijët etij. Edhe ky është një akt i papranueshëm. Më vjen mirë që avokati i  popullit është marrë dhe po merret, por unë i kërkoj të shkojë nëpër burgje dhe të shohë një tmerr të pafund.”