
Një tërmet i lehtë u ndje mbrëmjen e së shtunës në zonën metropolitane të Nju Jorkut. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), lëkundja kishte një magnitudë prej 3.0 ballë dhe epiqendra ndodhej në Hasbrouck Heights, në shtetin e New Jersey-t, rreth 13 kilometra në perëndim të Central Park-ut, në një thellësi prej afro 10 kilometrash.
Banorët e qytetit, veçanërisht në lagjen Brooklyn, raportuan një dridhje të lehtë dhe të shkurtër. Edhe pse tërmeti nuk shkaktoi panik, rrjetet sociale u mbushën me reagime dhe komente nga qytetarët që e ndjenë lëkundjen. Llogaria zyrtare e ndërtesës Empire State në platformën X reagoi me humor duke shkruar: “JAM MIRË.”
Tërmeti ishte më i lehtë në krahasim me atë me magnitudë 4.8 që goditi Tewksbury, New Jersey në vitin 2024. Sipas ekspertëve, një tërmet me magnitudë 3.0 rrallë shkakton dëme, por lëkundjet e tilla janë relativisht të pazakonshme për rajonin verilindor të SHBA-së./AP