Vendosni fjalën kyçe....

Vdes në vendin e punës nga goditja elektrike një 21-vjeçar nga Kosova


Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu 21-vjeçar me origjinë nga Kosova në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se viktima është Pashtrik Krasniqi, i cili u godit nga rryma elektrike teksa po punonte në një platformë në lartësi prej 6 metrash. Ai ishte i angazhuar në çmontimin e skelave pas përfundimit të punimeve të rinovimit të një ndërtese.

Sipas informacioneve paraprake, Pashtriku dyshohet se preku aksidentalisht një kabllo elektrike me pulpën e këmbës, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e ngjarjes për të sqaruar nëse janë respektuar të gjitha masat e sigurisë në vendin e punës.