
Grupi militant Hamas ka deklaruar se nuk do të pranojë çarmatosjen deri në krijimin e një “shteti palestinez plotësisht të pavarur dhe sovran me kryeqytet Jerusalemin”, përcjell YNetNews.
Deklarata erdhi si përgjigje ndaj raportimeve në disa media që citojnë të dërguarin amerikan Steve Witkoff, i cili thuhet se ka pretenduar se Hamas është shprehur i gatshëm të çarmatoset.
Hamas mohoi kategorikisht këto pretendime, duke i quajtur të pavërteta dhe pjesë e një fushate për të deformuar qëndrimet e tyre politike.
Ndërkohë, grupi e dënoi vizitën e Witkoff-it në Rripin e Gazës, duke e cilësuar atë si një “shfaqje të inskenuar” me qëllim manipulimin e opinionit publik, pastrimin e imazhit të Izraelit dhe ofrimin e mbështetjes politike për të.