
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Sipas informacioneve paraprake, shoferi i mjetit ka humbur kontrollin e timonit, çka ka çuar në devijimin nga rruga dhe përmbysjen e makinës.
Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.