Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Malësinë e Madhe, përfshihet nga flakët automjeti zjarrfikës



Një automjet zjarrfikës është përfshirë nga flakët gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në fshatin Jaran, njësia administrative Bajzë, në Malësi të Madhe.

Ngjarja ndodhi ndërsa ekipi zjarrfikës po përpiqej të izolonte vatrën e zjarrit, por për shkak të erës së fortë, flakët u përhapën me shpejtësi duke kapluar edhe mjetin zjarrfikës. Fatmirësisht, asnjë nga zjarrfikësit nuk ka pësuar lëndime.

Në ndihmë të tyre mbërritën tre mjete të tjera zjarrfikëse, të cilat arritën të vënë nën kontroll flakët, duke shmangur një rrezik të madh për zonën përreth.

Autoritetet vendore po hetojnë për përcaktimin e shkakut të zjarrit, ndërkohë që Malësia e Madhe vijon të jetë bashkia me numrin më të lartë të vatrave aktive në Qarkun e Shkodrës.