
Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga “arresti shtëpiak” të kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi, dhe nënkryetarit Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje të paligjshme të pyjeve.
Ata do të paraqiten një herë në muaj pranë organeve kompetente, pas përfundimit të afatit 6-mujor të masës së sigurisë.
Sipas hetimeve, akuzat lidhen me ndërtimin e një rruge 3.2 km pa leje ndërtimi përmes sistemit “e-leje” dhe pa bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse si Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Ministria përkatëse.
Gjykata ka kërkuar marrjen në pyetje të ekspertëve që vlerësuan dëmet mjedisore.