Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë në Borsh, autori në pranga


Një debat mes dy të rinjve në një lokal në Borsh ka përfunduar me të shtëna armësh dhe një person të plagosur.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 31 korrikut, ku një 33-vjeçar nga Kruja mbeti i plagosur në dorë pasi u qëllua me pistoletë nga 42-vjeçari banues në Tepelenë.

Pas ngjarjes, autori u largua, por u arrestua pak më vonë nga policia e Himarës.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Borsh, Himarë

Falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, pas një konflikti të ndodhur në Borsh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në një lokal në Borsh, rreth orës 02:20 të datës 31.07.2025, janë angazhuar menjëherë, duke shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.