
Presidenti i rajonit të Kampanias në Itali, Vincenzo de Luca, është shprehur i shqetësuar mbi vendimin e Gjermanisë për t’u riarmatosur teksa theksoi se kjo gjë nuk premton asgjë të mirë për kontinentin.
Politikani i njohur i Partisë Demokratike theksoi se alibia e rrezikut nga Rusia është gënjeshtra e madhe për publikun për të justifikuar riarmatosjen.
Sipas De Luca-s, Gjermania do investojë 900 miliardë euro për t’u shndërruar në superfuqinë ushtarake evropiane çka do sillte një rrezik të shtuar për përsëritjen e luftërave të mëdha mes vendeve evropiane.
“Gjermania po bën një shndërrim të madh industrial. Industria e automobilave nuk tërheq më, pas 4-5 vitesh ne do udhëtojmë me makina kineze. Ndërkoihë deri 10 vite më parë, kinezët kishin një lloj mangësia për sa i përket cilësisë teknologjike, ndërsa sot janë në pararojë. Gjermania nuk po mban më lart aparatin e saj industrial të automobilave, BMW, Mercedez, VW por është duke investuar 900 miliardë euro në shnërrimin ushtarak të industrisë. Merz ka deklaruar se Gjermania ka zgjedhur të bëhet një superfuqi ushtarake. I lumtë, ka përgëzimet tona për këtë gjë. Dukshëm, pasi aparati industria të shnërrohet dhe fabrikat e VW të nisin të prodhojnë armë nuyk është se pas 4-5 vitesh mund ta rikthesh sërish industrinë duke prodhuar makina. Aot do vijojnë të jenë struktura të destinuara për prodhim ushtarak, nuk e di nëse është e qartë kjo. Dhe për të kryer këtë operacion të madh kemi nevojë të krijojmë një psikozë lufte, duhet të armatosemi sepse Europa duhet të e sigurt. Nga kush? Lexova dje një shkrim nga Mmassimo Caçiari. Për t’u riarmatosur duhet të kemi një armik. Kush është armiku? Rusia? Po nëse armiku është Rusia me 5700 koka bërthamore, duhet t’i japim udhë një ekonomie lufte, jo thjesht të prodhojmë tanke dhe bombave. është një mistifikim i madh që është ngritur për të krijuar një opinion që mbështet zgjedhjen e shpenzimit të 5% të PBB-së për riarmatosjen. Krejt e panevojshme dhe do përfitojë vetëm një vend, Gjermania. Jam shumë kureshtar të shoh kushërinjtë tanë francezë si do reagojnë pasi Gjermania të bëhet fuqia e parë ushtarake në Evropë. Dhe po rrezikojmë të shohim gjëra që mendonim se i kishim hedhur pas krahëve, një kapitull i mbyllur i Evropës. Atë të luftërave mes evropianëve. Kjo është bota drejt së cilës rrëzikojmë të shkojmë. Sigurtisht ne nuk duhet të jemi pesimistë, se ne në Napoli bëhemi shpejt pesimistë.” – tha De Luca.