Vendosni fjalën kyçe....

“Jam sëmurë” – Gjykata e Hagës lë në burg Ratko Mlladiçin


Gjykata e Hagës ka hedhur poshtë kërkesën e ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiç, për t’u liruar nga burgu për shkak të problemeve shëndetësore.

83-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocic e krime kundër njerëzimit për masakrat ndaj myslimanëve të Bosnjës gjatë luftës në vitin 1995.

Mlladiç ishte në arrati për 16 vjet para se të arrestohej në vitin 2011 në Serbi dhe më pas u ekstradua në Hagë, ku u përball me qindra dëshmitarë në një gjyq që zgjati rreth një vit e gjysmë.