Vendosni fjalën kyçe....

IDF: Vijojnë veprimet për ndihmë humanitare në Gaza, në bashkëpunim me Emiratet, Jordaninë dhe Egjiptin


Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka njoftuar se, në përputhje me direktivat e udhëheqjes politike dhe në kuadër të bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe Egjiptin, IDF, përmes njësisë COGAT, po vijon sot me një seri veprimesh për të përmirësuar ndihmën humanitare në Rripin e Gazës, përcjell YNetNews.

Sipas njoftimit, gjatë orëve të fundit janë hedhur nga ajri 52 paketa ndihmash ushqimore për banorët në jug dhe veri të Gazës.

IDF thekson se do të vazhdojë përpjekjet për të përmirësuar situatën humanitare në territorin palestinez në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, duke mohuar njëkohësisht akuzat për përpjekje të qëllimshme për të shkaktuar urie në Gaza.