Vendosni fjalën kyçe....

Durrës/ Sherr mes të moshuarve pas një loje domino, njëri plagos tjetrin me thikë


Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të hënë në sheshin “Pranvera” në qendër të Durrësit, ku një debat mes dy burrave të moshuar gjatë një loje domino ka përfunduar në dhunë fizike dhe plagosje me thikë.

Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur pas një debati verbal, konflikti ka degjeneruar dhe njëri prej të moshuarve ka qëlluar tjetrin me mjet prerës.

I plagosuri është dërguar menjëherë me ambulancë në spitalin rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyetje lidhur me rrethanat dhe motivet e konfliktit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.