
Në Njësinë Administrative Vergo, në fshatin Kalasë të Bashkisë Delvinë, zjarri që dyshohet se ka ardhur nga Sasaj, me shpejtësi ka përparuar nga mali drejt fshatit Kalasë, ku rrezikohen edhe banesat.
Në këtë situatë të krijuar, për të mos u lejuar të përparojë zjarri, përveçse banorëve, shërbimit zjarrfikës dhe administratës së bashkisë, shkoi për ndihmë edhe helikopteri.
Një lagje e fshatit, në rreth 20 shtëpi banorët janë larguar nga banesat.
Ndërkohë forcat e policisë teksa janë duke evakuuar të moshuar edhe fëmijë, për të mos rrezikuar jetën e tyre.
Aktualisht në këtë fshat janë vetëm 2 zjarrfikëse të Delvinës.
Situata e rënduar vijon të jetë edhe në dy vatrat në atë të Kokotrafit dhe në atë të Plakotisë në Markat. Shuarja e zjarrit nga banorët, efektivë të shërbimit zjarrfikës bëhet me pompa uji në krah.