Vendosni fjalën kyçe....

“Sistemi i fiskalizimit pa mirëmbajtje, a mos po bëhet pazari i radhës” – Teliti


Nënkrytari i Këshilli Bashkiak të Tiranës, demokrati Dorian Teliti ka denoncuar mungesën e mirëmbajtjes së sistemit të fiskalizimit, duke hedhur dyshime mbi pazarin e radhës për çështjen në fjalë.

Ai shkruan se në fillim të vitit ka përfunduar kontrata e mirëmbjajtes të këtij sistemi jetik për financat e vendit.

Teliti shkruan se deri tani nuk ka asnjë lëvizje mbi mirëmbajtjen e sistemit duke pyetur nëse do ketë garë të hapur e transparente apo fituesi është përcaktuar tashmë.

Statusi i Telitit

“SISTEMI I FISKALIZIMIT PA MIREMBAJTJE, A MOS PO SHTROHET RRUGA PËR PAZARIN E RRADHËS?

Pas denoncimit të dy javëve më parë, mbi bllokimin e pajustifikuar të procedurave të tenderimit për Sistemin e Ri të Thesarit të Shtetit, sot dua te denoncoj një tjetër problematikë, që ka të bëjë me Sistemin e Fiskalizimit.

Në fillim të vitit 2025 përfundoi kontrata për mirëmbajtjen e Sistemit të Fiskalizimit – një sistem jetik që përpunon çdo transaksion tatimor në vend, që prek çdo biznes, çdo qytetar dhe çdo qindarkë që hyn në arkën e shtetit.

Por deri sot, asnjë procedurë tenderimi për mirëmbajtjen e këtij sistemi ende nuk është shpallur. Asnjë njoftim. ZERO transparencë. Heshtje totale nga Ministria e Financave dhe AKSHI!

Natyrshëm na lindin disa pyetje për të cilat AKSHI dhe Ministria e Financave duhet të përgjigjen:

Pse kjo vonesë / “harresë? A mos po “shtrohet në prapaskenë rruga” për ta dhënë këtë kontratë të artë pa garë të hapur dhe transparenre? Nese PO, kush është “i përzgjedhuri” këtë herë?

A mos ndoshta sistemi është lënë pa mirëmbajtje në mënyrë të qëllimshme, që të krijohet emergjenca artificiale për të bërë një tender me procedurë të përshpejtuar, të mbyllur dhe të kontrolluar?

A mos po ekzekutohet skenari me katër faza i parë shpeshherë këto vite? 1. Leje sistemin të kalbet. 2. Shpik një emergjencë. 3. Shpall me urgjencë një tender të mbyllur. 4. I jepet tenderi “shpëtimtarit” që ishte bërë gati që në fillim.

A ishte rastësor takimi i fundit i Kryeministrit me një grusht “strategësh IT-je” – të njëjtët emra që fitojnë kontratë pas kontrate (oligarkët e TIK në Shqipëri), apo ishte një përligjje publike e aleancës mes pushtetit dhe klientelës digjitale që kontrollon tashmë çdo sistem shtetëror?

Si është ë mundur që po flasim për të njëjtët njerëz që kanë “edhe gurin edhe arrën” – që nuk konkurrojnë më në treg, por ulen në darka me pushtetin për të ndarë tortën e radhës të parasë publike?

Kam përshtypjen se ky nuk është një rast “harrese” administrative, por një strategji për kapjen e një tjetër kontrate publike nga klientela, e njëjtë/ngjashme me qindra raste të tjera që kemi denoncuar ndër vite. Ndaj në emër të opozitës, kërkojmë menjëherë:

  1. Shpalljen menjëherë të procedurës me garë të hapur të tenderit për mirëmbajtjen e Sistemit të Fiskalizimit.
  2. Hetim të plotë dhe të pavarur mbi vonesën e pajustifikueshme deri më sot të këtij procesi.
  3. Transparencë totale mbi çdo diskutim, takim apo draft-kontratë të mundshme që është “para”përgatitur në prapaskenë.

Ne nuk do të heshtim dhe nuk do të lejojmë që edhe ky sistem kritik për ekonominë dhe financat publike të bëhet plaçkë e miqve të radhës!”