Vendosni fjalën kyçe....

“Më rrahën për një shishe ujë tepër” – Kamarieri në Vlorë denoncon ish-shefin e Qarkullimit Vlorë dhe mikun e tij (Video)


Një kamarier në zonën e Skelës në Vlorë ka denoncuar se është dhunuar nga dy persona.

Sipas denoncuesit, ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë Ardian Isufi dhe një person tjetër, u përplasën me kamarierin, pasi u kishte çuar një shishe ujë më tepër.

Dhuna ka ndodhur në hotel “Regina Garden”.

“Quhem Ron Balaj, jam 18 vjeç, punoj këtu tek Regina Garden. Erdhën dy zotëri, u ulën në tavolinë. Porosinë e mori dikush tjetër dhe mua më thanë thjesht që t’ua çoja porosinë. Porosia, ishte një shishe ujë e madhe, një shishe e vogël, një makjato. Ia çova në tavolinë dhe tjetri më thotë vetëm një ujë sill. Po vëlla, ta heq unë ujin i thashë. Shau dhe herë të tjera. Ia hoqa ujin nga tavolina, i thashë vëlla do ta heq unë ujin, vetëm s’ka nevojë të shash, se edhe ai tjetri padashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat më ndjekin deri në banakë. Jo po pse ashtu, jo po pse kështu vjen më kap me dorë ai, jo po pse flet ti tërë pordhë. I thashë vëlla, të lutem mos kap me dorë. Menaxheri ishte aty, të lutem mos kap me dorë. Vjen ai tjetri nga pas dhe më qëllon tre herë. Të parën me dackë e dy të tjera me grusht, mu në mes të lokalit atje, se i çova një bidon më tepër. Kaq ishte e gjitha”, tregon ai.