
Të paktën gjashtë persona u vranë në një rrëmujë pasi një turmë e madhe u mblodh në tempullin Mansa Devi në qytetin verior indian Haridwar, raportoi ANI të dielën.
Kryeministri i shtetit verior indian të Uttarakhand postoi në X se policia lokale dhe ekipe të tjera shpëtimi shkuan në vendngjarje duke ndihmuar në operacionet e shpëtimit. Të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal, shtoi raporti i ANI.
India ka historitë të shumta aksidentesh me turma. Të paktën 30 persona vdiqën në festivalin hindu Maha Kumbh në janar, ndërsa dhjetëra miliona u mblodhën për t’u zhytur në ujërat e shenjta, shkruan Reuters.
Në qershor, të paktën 11 persona vdiqën në kaosin që shpërtheu jashtë një stadiumi indian të kriketit.