
Kryeministri kinez Li Qiang
Kina ka propozuar krijimin e një organizate botërore bashkëpunimi për inteligjencën artificiale, ndërsa vendi konkurron me SHBA-në për lidership në teknologji.
Duke folur në hapjen e Konferencës Botërore të Inteligjencës Artificiale në Shangai të shtunën, kryeministri i Kinës Li Qiang tha se inovacioni në inteligjencën artificiale pengohej nga “problematika” të tilla si furnizimi me çipa kompjuterikë dhe pengesat në shkëmbimin e talenteve.
Komentet e Li-së pasqyrojnë një rivalitet të fortë me SHBA-në mbi teknologjinë, me Uashingtonin që kufizon eksportet në Kinë të gjysmëpërçuesve të përparuar dhe pajisjeve të përdorura, dhe u bën presion aleatëve që të bëjnë të njëjtën gjë, shkruan FT.
Kina ka arritur të bëjë përparime, me publikimin e një modeli të madh gjuhësor nga DeepSeek me seli në Hangzhou këtë vit, duke shkaktuar një debat nëse SHBA-të mund të ruajnë avantazhin e tyre teknologjik.
“Ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë më shumë zgjidhje kineze komunitetit ndërkombëtar dhe të kontribuojmë me më shumë mençuri kineze në qeverisjen globale të inteligjencës artificiale”, tha Li të shtunën, duke shtuar se inteligjenca artificiale do të jetë një motor i ri rritjeje.
Ai tha se Kina ishte veçanërisht e etur të ndante teknologjitë me vendet në jug të botës për të “bërë që ato të përfitojnë sa më mirë nga arritjet e zhvillimit të inteligjencës artificiale”.