
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar hapjen e korridoreve humanitare në Rripin e Gazës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së sigurt të autokolonave të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të ndihmës humanitare për të shpërndarë ushqime dhe ilaçe për popullatën lokale.
Sipas deklaratës së zëdhënësit të IDF-së, për të garantuar funksionimin e këtyre korridoreve do të vendosen pauza të përkohshme të luftimeve në zonat përkatëse, përcjell YNetNews.
Gjithashtu, në përputhje me një vendim të instancave politike izraelite, është lidhur linja elektrike “Kela” për të furnizuar me energji impiantin jugor të desalinizimit. Ky impiant pritet të prodhojë rreth 20 metra kub ujë në ditë, një rritje e ndjeshme krahasuar me sasinë e mëparshme prej vetëm 2,000 litrash në ditë, për të përmbushur nevojat e rreth 900,000 banorëve në zonë.
IDF theksoi gjithashtu se “nuk ka urie në Gaza” dhe e cilësoi këtë si një “fushatë të rreme të nisur nga Hamasi”.