Vendosni fjalën kyçe....

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë rifillimin e menjëhershëm të ndihmave ajrore për Gazën



Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed, ka njoftuar të shtunën në platformën X se vendi i tij do të rifillojë menjëherë hedhjen nga ajri të ndihmave humanitare për Rripin e Gazës, përcjell YNetNews.

“Në kushtet e një situate humanitare të paprecedentë, Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë të udhëheqin përpjekjet ndërkombëtare për të ofruar ndihmë jetësore për popullin palestinez”, shkroi ai.

Sipas ministrit, ndihma do të vijojë të dërgohet me të gjitha mjetet – tokësore, ajrore dhe detare – dhe përpjekjet do të intensifikohen për të lehtësuar vuajtjet e civilëve.

Emiratet kanë qenë ndër vendet e para që kanë realizuar misione humanitare ajrore në Gazë, veçanërisht gjatë muajve të fundit të konfliktit.