
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Senicës në Delvinë, duke shkaktuar djegien e 11 banesave dhe një strukture të dedikuar për agrobiznes. Situata është përshkruar si alarmante nga autoritetet vendore.
Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Besmir Veli, deklaroi se situata është kritike dhe ka nevojë për ndërhyrje urgjente nga strukturat shtetërore dhe zjarrfikëset.
Autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve, për të shmangur çdo rrezik për jetën e tyre, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po përballen me vështirësi për shkak të erës dhe terrenit të vështirë.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Zjarri vijon të përhapet dhe rrezikon zona të tjera të banuara.