Vendosni fjalën kyçe....

Parkimet e gabuara, procedohen 24 persona


24 persona janë proceduar në Tiranë lidhur me parkimet e parregullta që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve e makinave.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektonë rregullat e qarkullimit ndërkohë shton se aksioni do vijojë.

“Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive në terren, me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që kufizojnë qarkullimin e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, u proceduan penalisht 24 persona.

Të proceduarit janë:

R.M., 23 vjeç; E. H., 34 vjeç; I. M., 24 vjeç; F. H., 65 vjeç; S. D., 30 vjeç; K. F., 24 vjeç; E. N., 43 vjeç; R. C., 50 vjeç; E. Sh., 23 vjeç; K. M., 59 vjeç; J. M., 32 vjeç; L. G., 38 vjeç, R. K., 26 vjeç, R. T., 42 vjeç, K. K., 34 vjeç, R. P., 32 vjeç, H. K., 50 vjeç, E. B., 47 vjeç, E. H., 32 vjeç, K. B., 32 vjeç, O. S., 41 vjeç, G. F., 44 vjeç, E. Sh., 27 vjeç dhe R. Z., 23 vjeç.

Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet në terren, me fokus disiplinimin e qarkullimit dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në hapësirat publike”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.